Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se situata me energji elektrike në Kosovë është alarmante, me shumë vendbanime që përballen me reduktime të tejzgjatura gjatë dimrit.
Haradinaj thekson se duhet vepruar menjëherë për të investuar në kapacitete të reja energjetike, përfshirë termocentralet me thëngjill dhe gaz, për të garantuar energji të mjaftueshme dhe fatura të qëndrueshme. Ai e konsideron sigurinë energjetike si një prioritet kombëtar dhe thekson se mungesa e masave urgjente po krijon vështirësi për qytetarët, veçanërisht gjatë periudhës së ftohtë dhe për qytetarët nga diaspora që vizitojnë vendin.





