KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Adonis Thomas, i cili do të jetë pjesë e “vreshtarëve” në vazhdim të sezonit. Thomas luan në pozitat 2/3, është 197 centimetra i gjatë dhe 32 vjeç, duke sjellë përvojë dhe cilësi në repartin ofensiv.
Basketbollisti amerikan vjen nga angazhimet e fundit me Mineros në Meksikë dhe Al Sadd në Katar, ku kishte një mesatare prej 10.6 pikësh për ndeshje. Gjatë karrierës së tij, Thomas ka luajtur për skuadra të njohura në Evropë dhe më gjerë, përfshirë Avellino, Medi Bayreuth, Banvit, Gravelines, Bnei Herzeliya, Astana, Stal dhe Krka.
Me eksperiencë në disa nga ligat më të forta evropiane, Adonis Thomas pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Rahovecin, duke i dhënë ekipit stabilitet dhe forcë shtesë në lojë.




