Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, paralajmëroi se Kosova mund të humbë disa mjete të dedikuara nga Bashkimi Evropian, në vlerë rreth 61 milionë euro, nëse nuk formohen sa më shpejt institucionet dhe nuk miratohen dy marrëveshjet me BE-në.
Ai theksoi se Kosova ka humbur kohë dhe se shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë përfituar tashmë pagesat e para gjatë vitit 2025. Për të mos humbur fondet, Arifi tha se duhet që deri më 20 janar të formohen Kuvendi dhe Qeveria, dhe të votohen marrëveshjet për të nisur riprogramimin dhe disbursimin e mjeteve.
“Jemi shumë vonë dhe mund t’i humbim disa mjete të dedikuara, që kanë një afat të caktuar,” deklaroi Arifi.




