Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka arritur të dalë i pari në shtatë komuna në listën zgjedhore të partisë.
Sipas të dhënave të publikuara, Abdixhiku renditet i dyti në komunat Gjilan, Kaçanik, Obiliq, Rahovec, Skenderaj, Malishevë dhe Mamushë.
Rezultatet tregojnë se votuesit e LDK-së kanë favorizuar kandidatët e tjerë të listës në këto zona, duke e lënë kryetarin e partisë në pozitën e dytë.




