Ylli kosovar Meriton Korenica është shumë pranë një transferimi spektakolar në Shtetet e Bashkuara. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me CFR Cluj, ai ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha, përfshirë DC United.
Sipas raportimeve të Fanatik, klubi amerikan ka bërë një ofertë prej 4.7 milionë dollarësh, që përfshin një paketë financiare për klubin rumun dhe lojtarin.
Negociatat ndodhen në fazën finale dhe vendimi përfundimtar pritet së shpejti.




