Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve për dalje nga Kosova janë më të gjata në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku ato arrijnë deri në 150 minuta.
Të dhënat e fundit të orës 16:39 tregojnë se situata më e ngarkuar është në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë. Në pikëkalimin Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë deri në 60 minuta, me kolona rreth 300 metra, ndërsa në Merdarë pritjet variojnë nga 120 deri në 150 minuta, me kolona që arrijnë rreth 1.200 metra.
Në Jarinjë dhe Bërnjak, pritjet llogariten nga 15 deri në 20 minuta. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje minimale prej 4 deri në 5 minutash.





