Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar për rritje të kohës së pritjeve në disa pika kufitare për dalje nga Kosova, ndërsa në disa të tjera është shënuar rënie.
Sipas të dhënave, në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për dalje arrijnë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 1000 metra. Në pikëkalimin e Dheut të Bardhë, pritjet vijojnë deri në 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet fluks i theksuar i pritjeve.





