Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas sulmit dhe kapjes së liderit venezuelas, Nicolas Maduro, duke e përshkruar atë jo si president, por si kreun e një organizate narkoterroriste.
Rubio ka shkruar se Maduro dhe regjimi i tij nuk përfaqësojnë një qeveri legjitime. Ai ka shtuar se Maduro është kreu i kartelit të Los Soles dhe akuzohet për trafikim droge drejt Shteteve të Bashkuara.
“Maduro NUK është presidenti i Venezuelës dhe regjimi i tij NUK është qeveria legjitime. Ai është kreu i Kartelit të Los Soles, një organizatë narkoterroriste që ka marrë nën kontroll një shtet, dhe është i paditur për trafikim të drogës drejt SHBA-së”, tha Rubio.





