Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Slivovë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 dhe përfshiu një automjet. Personat e lënduar kanë pësuar dëmtime trupore, ndërsa njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.




