Lajm:
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se qeveria venezuelase nuk e di vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores. Ajo ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të paraqesin prova lidhur me gjendjen e tyre.
Në një telefonatë audio për televizionin shtetëror VTV Venezuela, Rodríguez ka bërë thirrje për verifikim të menjëhershëm. “Ne kërkojmë prova të menjëhershme të jetës nga qeveria e Presidentit Donald Trump në lidhje me jetën e Presidentit Maduro dhe Zonjës së Parë”, ka deklaruar ajo.
Kjo deklaratë vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën në mëngjes se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës”, duke pretenduar se Presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe janë larguar nga vendi.
Autoritetet venezuelase nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa situata ka shkaktuar reagime të forta politike dhe pasiguri mbi zhvillimet e fundit në vend.




