Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se, pavarësisht shumicës së votave për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në përfaqësitë diplomatike, ato nuk do të ndikojnë në numrin e mandateve që pritet të marrin partitë.
Ai shton se vetëm votat me postë mund të lëvizin një apo dy mandate, por për këtë LVV do të duhej të fitonte mbi 80% të tyre. Bazuar në trendet aktuale dhe historike, shpërndarja më e mundshme e ulëseve pas përfundimit të procesit mbetet:
LVV – 57 ulëse
PDK – 22 ulëse
LDK – 15 ulëse
AAK – 6 ulëse
Votat me kusht gjithashtu nuk pritet të ndikojnë në ndryshimin e ulëseve, ndërsa votat diplomatike, megjithëse në favor të LVV-së, nuk sjellin ndryshim në numërimin përfundimtar.




