Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit sllovak Robert Fico, duke e akuzuar se përsërit narrativat e Moskës dhe mbron në mënyrë indirekte luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në një postim në rrjetin X, Hoxhaj tha se Fico nuk është neutral, por vepron si “rele e Kremlinit brenda Bashkimit Evropian”, duke vënë në dyshim kredibilitetin e tij kur flet për ligjin ndërkombëtar.
Hoxhaj e cilësoi shqetësuese tolerimin e këtij rreshtimi politik brenda BE-së, duke përmendur edhe pesë shtetet e unionit që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Reagimi i tij vjen pasi Fico kritikoi përdorimin e forcës ushtarake pa mandat të OKB-së dhe krahasoi situata ndërkombëtare si Venezuela, Kosova, Ukraina dhe Gaza, duke akuzuar BE-në për standarde të dyfishta.




