Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar në platformën “X” ndaj qëndrimit të Serbisë pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, duke e cilësuar atë si hapur anti-amerikan dhe pro-regjimit të Nicolás Maduros.
Ajo ka deklaruar se ky është orientimi politik që Serbia ka zgjedhur, duke iu referuar reagimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump dhe ka dalë në mbrojtje të regjimit të Maduros.
Sipas Hollajt, ky qëndrim nënkupton mbështetje për një regjim që ajo e cilëson si “narco-terrorist”, duke theksuar se Serbia po rreshtohet qartë kundër Shteteve të Bashkuara dhe vlerave perëndimore.




