Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke bërë të ditur se ka marrë mbi 11 mijë vota në zgjedhjet e fundit.
Në një deklaratë publike, Brahimaj theksoi se gjatë fushatës ka takuar shumë aktivistë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, invalidë dhe veteranë, nga të cilët ka marrë mbështetje të fuqishme.
“Me mbi 11.000 vota, besimi qytetar ishte i madh, edhe pse jo i mjaftueshëm për të qenë pjesë e Parlamentit. Ky mbetet një angazhim që vazhdon”, ka deklaruar ai.
Brahimaj ka shtuar se përkushtimi i tij për vendin dhe qytetarët nuk përfundon me këtë proces zgjedhor, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë në shërbim të interesit publik.





