Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit dëshmojnë qartë vullnetin politik të qytetarëve, duke i cilësuar ato si fitore plebishitare. Sipas LVV-së, partia bashkë me partnerët e saj ka dalë e para në 24 komuna të Kosovës dhe ka shënuar rritje të votave në të gjitha komunat krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.
Po ashtu, nga kjo parti është theksuar se një fitore e jashtëzakonshme është arritur edhe në votën e mërgatës, duke e konsideruar atë si dëshmi shtesë të mbështetjes së gjerë qytetare.





