Napoli ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lazios, duke triumfuar 2-0 në “Stadio Olimpico”, në një ndeshje të tensionuar me tre kartonë të kuq.
Golat e Leonardo Spinazzolës dhe Amir Rrahmanit i siguruan tri pikë skuadrës së Antonio Contes, e cila tani renditet e dyta në Serie A, vetëm një pikë larg liderit Milan.
Napoli kontrolloi lojën gjatë gjithë takimit, ndërsa Lazio e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, duke mbetur në vendin e nëntë në tabelë.




