Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë publike të dhëna zyrtare mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante, sipas të cilave rreth 46 për qind e familjeve me origjinë nga Kosova në Shtetet e Bashkuara përfitojnë forma të ndryshme të asistencës sociale, përfshirë ndihma financiare, strehim dhe mbështetje shëndetësore.
Këto shifra u publikuan në kuadër të debatit mbi politikat e emigracionit dhe sistemin e ndihmave sociale, për të cilin Trump ka kërkuar rishikim. Përfaqësues të diasporës shqiptare theksojnë se shumë përfitues janë familje të reja në proces integrimi, të cilat njëkohësisht kontribuojnë në ekonominë dhe shoqërinë amerikane.





