Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja për shkak të mungesës së kuorumit për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka ironizuar Kurtin, duke aluduar se ai po kërkon mbështetje edhe më të madhe se 50 për qind, ndonëse sipas tij një rezultat i tillë është i paarritshëm.
“Edhe me gati 50%, Albin Kurti apet paska lyp zgjedhje… Provo edhe një herë, po 80% s’ti japin as vëllaznia e motrat”, ka shkruar Syla.
Ai ka shtuar se Kurti nuk duhet të “kthehet në normalitet”, duke pretenduar se vendimet e Qeverisë pas 9 shkurtit dhe konstituimit të Kuvendit janë të paligjshme, duke e mbyllur reagimin me kritika të ashpra ndaj qasjes së tij politike.




