Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votimin me postë. Deri tani janë numëruar 38.04 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 70.71 për qind, apo 6,892 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.40 për qind, apo 1,014 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 8.78 për qind, apo 856 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani ka siguruar 6.91 për qind të votave, apo 674 vota.





