Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve, ku janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.
Si pasojë e përplasjes, të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa katër persona janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të policisë.




