Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan se ai ka mbetur jashtë Kuvendit për shkak të “vjedhjes së votave” brenda partisë. Gashi theksoi se nuk ka bërë asnjë deklarim të tillë dhe se pret përmbylljen e procesit zgjedhor për të marrë rezultatin final zyrtar.
Në një reagim për opinionin publik, ai shkruante:
“Këto ditë, po qarkullojnë lajme të rreme me deklarata të paqena në emrin tim. Dua të bëj të qartë se nuk kam bërë asnjë deklarim lidhur me procesin zgjedhor apo rezultatin. Lajme të tilla janë dashakeqe dhe përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj parimeve demokratike në vend.”
Gashi falënderoi qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës dhe premtoi se çdo zhvillim do të njoftohet zyrtarisht dhe në kohë.




