Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të dhënë mbrëmë, duke thënë se ajo përmban dy porosi kryesore.
Sipas Arifit, porosia e parë lidhet me presidentin: kushdo që do të emërohet në këtë post duhet të jetë nën udhëheqjen e Kurtit, duke përfshirë edhe Vjosa Osmanin.
Porosia e dytë është për opozitën: kushdo që propozon presidentin duhet të qëndrojë në sallë gjatë votimit, përndryshe do të ketë zgjedhje të reja, të cilat, sipas Arifit, do të favorizojnë Kurtin. Ai theksoi se Kurti synon të vendosë opozitën nën kontrollin e tij politik.




