Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, tha se Serbia nuk ka politikë të jashtme të pavarur dhe veprimet e saj shpesh pasqyrojnë interesat e Rusisë në Ballkan.
Gërvalla komentoi deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dyfishimin e ushtrisë dhe “vdekjen e rendit botëror”, duke i cilësuar si mesazhe politike drejt Moskës.
Ajo paralajmëroi se retorika militariste e Serbisë përbën rrezik për stabilitetin rajonal dhe sigurinë europiane, duke bërë thirrje që BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë të mbeten vigjilentë ndaj këtyre zhvillimeve.




