Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, po zhvillon një nga sezonet më të mira individuale. Ai është bërë shumë i dashur për tifozët e klubit, ndërsa në fushë duket si një “trajner” në vetvete.
Sipas statistikave të fundit, Xhaka është i vetmi lojtar në pesë ligat më të mëdha evropiane (Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) që ka regjistruar 103 ndërprerje/ndërhyrje (interceptions) këtë sezon.
33-vjeçari u transferua te Sunderland gjatë verës nga Leverkuseni për 15 milionë euro, ku kishte fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë për dy sezone. Në këtë sezon, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka dhënë pesë asistime në Premierligë, duke u bërë një nga lojtarët më të spikatur të ligës.




