Kosova ka humbur rreth 90 milionë euro si pasojë e bllokadës institucionale që ka penguar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se është humbur 10% e Planit të Rritjes të BE-së, i cili përfshin 882 milionë euro për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Dështimi për të ratifikuar marrëveshjet ka shkaktuar vonesa dhe ka vënë në rrezik marrëveshjen me Bankën Botërore për forcimin e stabilitetit fiskal dhe rritjen e efikasitetit të shpenzimeve.
Për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së një Kuvendi funksional, Kosova ka hyrë në vitin 2026 me një bllokadë financiare që mund të thellohet nëse nuk miratohet buxheti i ri deri në fund të shkurtit. Ndërkohë, shtetet fqinje kanë përfituar mjete financiare të konsiderueshme nga ky plan.




