Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë dhe bashkëluftëtarë, ka nderuar kujtimin e Gjeneral Shaban Shalës me rastin e 14-vjetorit të kalimit të tij në amshim.
Shala konsiderohet një nga dalëzotësit e orëve të para, ndërsa jeta e tij lidhej ngushtë me idealin e lirisë, çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.
Homazhet u zhvilluan pranë memorialit të tij, ku u vendosën buqeta me lule, duke theksuar trashëgiminë e çmuar që ai la për familjen, Drenasin dhe gjithë kombin. Lladrovci theksoi se kujtimi për Shalën do të mbetet i përjetshëm.




