Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka reaguar pas operacionit ushtarak të SHBA‑së që çoi në arrestimin e presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro. Tajani tha se ndërhyrja amerikane “është legjitime” duke u bazuar në kërcënimin që SHBA perceptuan, megjithëse Italia tradiconalisht favorizon zgjidhjet diplomatike.
Ai shtoi se trafikimi i drogës në Venezuelë përdoret si instrument destabilizues dhe se tani duhet të punohet për një tranzicion demokratik dhe mbështetje të sundimit të ligjit. Tajani theksoi gjithashtu se Italia ka qenë zë i qartë kundër qeverisjes autoritare të Maduros dhe nënvizoi rëndësinë e një tranzicioni drejt më shumë lirie për Venezuelën.




