Të hënën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten reshje lokale shiu. Reshjet më të theksuara do të përqendrohen në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe në disa zona pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 10 deri në 50 km/h. Temperaturat do të shënojnë rritje, me vlera minimale nga -1 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 15°C.




