Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është deklaruar i pafajshëm para një gjykate federale në Nju Jork lidhur me akuzat për trafik ndërkombëtar droge, narkoterrorizëm dhe armë.
Ai u paraqit para autoriteteve amerikane, pasi sipas burimeve zyrtare u kap gjatë një operacioni në Venezuelë.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Maduron për bashkëpunim me grupe kriminale dhe organizata të armatosura për trafik të drogës drejt SHBA-ve. Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë në ditët në vijim.




