Pagjumësia mund të shkaktohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës, por edhe nga mungesa e disa vitaminave. Studimet tregojnë se të fjeturit më pak se 7 orë rrit rrezikun për sëmundje dyfish, ndërsa nën 6 orë ky rrezik katërfishohet.
Vitaminat e rëndësishme për gjumë dhe shëndet:
Vitamina C: Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në gjumin e qetë. Gjendet te specat, agrumet, kivi, lakrat e vogla dhe mangot.
Vitamina B12: Mbështet nervat dhe rruazat e kuqe të gjakut. Mungesa shkakton lodhje, mpirje, çrregullime të gjumit dhe luhatje humori. Gjendet te: sardelet, salmoni, drithërat e plota, qumështi, kosi, djathi i bardhë dhe vezët.
Vitamina D: Nivelet e ulëta shkaktojnë probleme me gjumin. Gjendet te vaji i mëlçisë së peshkut, produktet e bulmetit të pasuruara dhe drithërat e pasuruara.
Acidet yndyrore Omega-3: Përmirësojnë cilësinë e gjumit. Gjenden te peshqit e ftohtë si salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga, si dhe tek goacat e detit, midhjet dhe gaforret.
Ekspertët rekomandojnë ushqime të pasura me këto vitamina dhe acide yndyrore për një gjumë më të shëndetshëm dhe energji gjatë ditës.




