Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.
Me këtë rast, vizita është anuluar menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.




