Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mandat në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Guri, i cili gjatë bllokadës institucionale kishte ushtruar detyrën e deputetit për më shumë se tetë muaj, këtë herë është renditur i 17-ti në listën e LDK-së, me gjithsej 15 mijë e 391 vota, numër i pamjaftueshëm për të qenë pjesë e legjislaturës së re.




