Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 5 janar 2026 është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës. Nga dhjetori 2025 deri më 5 janar 2026, janë tërhequr 48,602 pako, ndërsa rreth 58 mijë votues ishin regjistruar për votim me postë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se gjatë ditës janë tërhequr 11,867 pako nga 13 kutitë postare në shtete të ndryshme, përfshirë Berlin, Bernë, Pragë, Londër, Paris, Zagre, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë.
Pas vlerësimit dhe verifikimit, fletëvotimet e aprovuara do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Për këtë proces, KQZ kishte funksionalizuar gjithsej 23 kuti postare në vende të ndryshme të botës, për të lehtësuar votimin jashtë Kosovës.




