Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën në pikat kufitare të Kosovës. Sipas informacioneve të fundit, pritjet për dalje nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata në disa pika.
Në pikëkalimet kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje deri në dy orë, ndërsa në pikëkalimin Jarinjë qarkullimi po zhvillohet më lehtë, me pritje deri në pesë minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të informohen në kohë për gjendjen në kufij.





