Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 77 nga 92 vendvotime të votimit me postë. Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 15 mijë vota, ndërsa LDK dhe PDK kanë siguruar mbi 2 mijë vota secila. AAK ka marrë rreth 1 mijë vota.
Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, KQZ do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.




