Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina do të përqendrohet këtë javë te takimet me aleatët evropianë për të “përshpejtuar fundin” e luftës me Rusinë. Ndërkohë, një sulm ajror rus mbi Kievin dhe Harkivin shkaktoi të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur.
Zelensky tha se vendi i tij është i gatshëm për diplomaci ose mbrojtje aktive, duke kërkuar garanci sigurie nga Evropa dhe SHBA-ja, ndërsa sulmet ruse me dronë dhe raketa vijojnë në lindje të Ukrainës.




