Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton se situata pas vërshimeve në disa komuna të Kosovës është dinamike, por përgjithësisht stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Deri tani nuk ka raportime për humbje jete, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara dhe në proces vlerësimi.
AME paralajmëron se rreziku mund të përkeqësohet në rast reshjesh të reja, por aktualisht situata konsiderohet e menaxhueshme. Agjencia u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat e rrezikuara, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të raportojnë çdo rast emergjent në 112.




