Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka mashtruar dy persona të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 6 janar rreth orës 02:00, në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.