Aventura e Kristjan Asllanit te Torino duket se po mbyllet, ndërsa e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket larg Interit. Mediat italiane raportojnë se Asllani mund të vazhdojë këtë sezon te Parma ose te Sassuolo, skuadra që kanë shfaqur interes për karakteristikat e tij kreative në mesfushë.
Interi ndërkohë e ka sugjeruar Asllanin te Fiorentina, ndërsa mesfushori ka refuzuar më parë ofertat e Sassuolos dhe ofertat nga jashtë Italisë.




