Rreth 100 fluturime janë anuluar këtë mëngjes në aeroportet kryesore të Parisit, “Roissy Charles-de-Gaulle” dhe “Orly”, për shkak të borës së dendur që ka përfshirë Francën veriore dhe perëndimore.
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, bëri thirrje për vigjilencë dhe kujdes të shtuar për qytetarët, duke paralajmëruar për kufizime të konsiderueshme në rrugë dhe fluturime gjatë ditës.
Sipas Meteo-France, fenomeni i motit është jashtëzakonisht i pazakontë për këtë periudhë dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në trafikun ajror dhe rrugor.




