Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës arriti në 4.61 miliardë euro, duke u rritur për 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak.
Rritja erdhi kryesisht nga sektori privat, i cili shtoi 145.21 milionë euro, ndërsa borxhi publik u zvogëlua për 3.12 milionë euro dhe arriti në 1.02 miliardë euro (22.05% e borxhit total).
Borxhi privat përbën pjesën më të madhe, 3.59 miliardë euro, me kontribut kryesor nga bankat komerciale (19.73%), investimet direkte (27.61%) dhe sektorë të tjerë (52.66%).




