Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi në komunën e Rahovecit, duke lënë disa familje të ngujuara në shtëpi. Sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë me ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjendja shëndetësore e të evakuuarve u monitorua nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë, ndërsa disa persona u dërguan për trajtim të mëtejshëm mjekësor.





