Moti i ligë ka përfshirë shumë vende evropiane, duke shkaktuar viktima, ndërprerje të energjisë dhe paralizim të transportit. Në Bosnje një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar nga bora, ndërsa Franca shënon pesë viktima nga aksidente të lidhura me akullin dhe motin ekstrem. Në Holandë u anuluan rreth 600 fluturime, Roma u përball me vërshime të lumit Tiber, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat ranë deri në -12.5°C duke mbyllur shkolla dhe ndërprerë udhëtime. Kaos nga shiu dhe bora u raportua edhe në Ballkan, përfshirë Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.




