Albulena Haxhiu ka deklaruar për A2 CNN se ende nuk ka ndonjë marrëveshje apo takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Ajo tha se takimet pritet të ndodhin dhe do të jenë transparente, ndërsa çdo vendim do të bëhet publik.
Haxhiu theksoi se Qeveria është e interesuar të shmangë zgjedhjet e reja, duke ftuar opozitën të kontribuojë në tejkalimin e situatës.
Ajo mohoi zërat për një dakordim për një mandat të dytë të Osmanit dhe tha se ende nuk ka vendim as për një kandidaturë të mundshme të Glauk Konjufcës për President.




