Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar ndryshime të lehta të niveleve të ujit në disa lumenj të vendit, si pasojë e reshjeve të herëpashershme të shiut.
Sipas IHMK-së, disa lumenj të pellgut të Drinit të Bardhë janë në rënie të lehtë, ndërsa Drini i Bardhë në rrjedhën e poshtme ndodhet në kuotat maksimale.
Në Kosovën qendrore, Ibri dhe Sitnica janë në rënie, ndërsa lumi Llap është në ngritje. Ngritje të lehta janë shënuar edhe në pellgun e Moravës së Binçës dhe Lepencit.
Instituti thekson se situata po monitorohet vazhdimisht përmes stacioneve hidrometrike shtetërore.




