Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se publikimi i detajeve për armatimin e FSK-së duhet të trajtohet me kujdes të shtuar dhe të mos përdoret për qëllime mediatike apo politike.
Në emisionin FIVE, ai tha se ndonëse karakteristikat teknike të armëve janë publike, informacione si sasia, vendosja dhe mënyra e përdorimit nuk duhet të bëhen publike, duke theksuar se ekspozimi i tepruar dëmton sigurinë. Deklarata e tij vjen pas pranimit të sistemeve raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia.




