Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës, përkatësisht atij përmes postës.
Në këtë fazë po numërohen fletëvotimet e tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare në disa qytete të Evropës, Amerikës dhe Australisë.
Më 2 janar janë tërhequr 8,180 pako, ndërsa më 5 janar edhe 11,867 pako të tjera, shumica e të cilave janë sjellë në Kosovë. Këto i shtohen mbi 28 mijë pakove me fletëvotime të numëruara më herët nga votimi përmes postës.




