Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas vërshimeve që prekun disa komuna dhe familje, situata aktualisht është nën kontroll. Ministrat në detyrë Xhelal Sveçla dhe Hysen Durmishi, së bashku me ekipet emergjente, kanë qenë në terren për të mbështetur evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjet e nevojshme. Komunat më të prekura përfshijnë Fushë Kosovën, Lipjanin, Obiliqin, Drenasin, Podujevën, Prizrenin, Suharekën, Malishevën, Rahovecin, Mitrovicën dhe Pejën. Kurti falënderoi ekipet e emergjencës dhe qytetarët për solidaritetin dhe u bëri thirrje të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet institucionale.




