Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka siguruar qytetarët se uji i pijes është i cilësisë së lartë dhe plotëson të gjitha standardet e lejuara, pavarësisht shqetësimeve të fundit pas reshjeve.
Sipas KRU “Gjakova”, uji nga Liqeni i Radoniqit ka nivel turbullire 0.35 NTU, shumë nën kufirin maksimal të lejuar prej 1.0 NTU, duke e bërë të sigurt për pije dhe përdorim të përditshëm. Kompania thekson se monitorimi i cilësisë së ujit vazhdon dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.




