Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, njoftoi se sonte ose nesër pritet rritje e nivelit të ujit të lumit Sitnica, duke e cilësuar si rrezikun kryesor aktual.
Ai tha se institucionet po identifikojnë pika kritike dhe janë në terren bashkë me ndërmarrjen ‘Ibër-Lepenci’ për të menaxhuar situatën. Lumi Ibër ka pasur një shtim të ujit ditën e kaluar, por situata ishte e menaxhueshme.




